Dinamo në prag, trajneri i Partizanit: Duhet të jemi të motivuar, ja situata në ekip

Nuk është aspak një ndeshje e lehtë ajo e Partizanit të premten në orën 18.00 ndaj Dinamo Cityt. I vetdijshëm në konferencën për shtyp ishte edhe trajneri i të kuqve, Zoran Zekic, i cili vlerësoi në maksimum rivalin.

“Nëse flasim për motivimin është kryesorja për ekipin dhe vetëm për këtë duhet të mendojmë. Unë kam parë ndeshje të vjetra, tani ka pasur ndeshje çdo 3 ditë dhe ne po përgatitemi taktikisht dhe ndonjëherë duhet të mendojmë për performarmancën, dhe jo të mirat e të këqijat e Dinamos.

Për mua është shumë mirë të luash futboll çdo 3 ditë, për mua është më mirë të luash në Europë, por nesër do të luajmë kundër Dinamos dhe më pas kundër Tiranës. Motivimi dhe përqëndrimi duhet të jenë në maksimum që konkurrimi të jetë në nivel të lartë.

Da Silva ende nuk është gati për të luajtur, por jam i lumtur për të sepse ka nisur të punojë shumë. Koha e tij do vijë, çdo gjë është në proces, është e vështirë të thuhet. Ju e dini se Grezda është një futbollist shumë i mirë, ai ka pasur një periudhë mjaft të mirë jashtë dhe pas asaj ai pati një problem dhe tani është si një fillim i ri për të. Jam i sigurt që në të ardhmen ai do të jetë sërish në nivele të larta. Hadroj do jetë jashtë nesër.

Në jetë mund të mësosh shumë gjëra, sigurisht nuk është se jam shumë i kënaqur me këtë situatë, por kështu është jeta, disa herë mund të shënosh dhe disa herë jo. Por duhet të provosh dhe duhet të luash për të krijuar shance, edhe pse ndonjëherë nuk është e lehtë. Por nëse je i përqëndruar dhe ti e beson atë atëherë do të shënohet gol”,  – tha ai. JS

()

Arena e Lajmit


Dinamo në prag, trajneri i Partizanit: Duhet të jemi të motivuar, ja situata në ekip

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook