“PD ka humbur rrugën, duhet të gjejë identitetin e saj”, Zaloshnja: I vetmi që fiton nga kjo situatë është Rama

Altin Zaloshnja, pedagog i Historisë së Civilizimeve dhe Qeverisjes, në një lidhje live përmes SKYPE-t në emisionin “Open” në News24, doli për situatën brenda Partisë Demokratike.

Zaloshnja u shpreh se Partia Demokratike ka humbur rrugën dhe se do të duhet të gjejë identitetin e saj. Në lidhje me situatën përçarëse brenda PD-së, ai tha se i vetmi që po përfiton është kryeministri Edi Rama.

“PD duhet të gjejë identitetin e saj. Ajo që i ka vënë vulën është ligji elektoral i vitit 2008. Është e pamundur që Rama të ikë nga pushteti nëse nuk bëhen ndryshime të atij ligji.
Nëse do fitonte në zgjedhjet e mëparshme, do mund të fitonte edhe zgjedhjet e ardhme, PD duhet të gjejë rrugën, pasi ka kohë që ka humbur. Duhet të jetë e djathtë vibrante, kjo është parti as mish e as peshk. Çfarë do bëhet me drejtësinë e munguar? Çfarë do bëhet që PD që vuri në krye të Gjykatës Kushtetues një njeri që ka dënuar me jetë. Nëse shqiptarët nuk shohin që drejtësia të vihet në vend, gjërat nuk di ndryshojnë. I vetmi që fiton është Rama”, u shpreh Zaloshnja.

Në lidhje me pyetjen “A mundet Berisha të çojë në fitore PD-në?”, ai u shpreh se nuk mundet, pasi ka dhe konflikt me partnerin ndërkombëtar, SHBA-të, referuar shpalljes së tij si non-grada.

“Jo pasi ka konflikt me partnerin ndërkombëtar kryesor, SHBA-të. Duhet zgjidhur ky lloj konflikti. Berisha brenda partisë së vetë, patjetër që ka elektorat më të madh. Ky është fakt dhe jo opinion. Problemi është si mund të dilet nga ky grupim dhe të shkojë më tutje. PD ka shkruar në një pikë ku nuk shpëton më. Në kushtet ku është situata është nevoja përvëluese e një PD-je të re, që sheh përpara e pastër dhe e shpejtë”, përfundoi pedagogu Zaloshnja.

()

Arena e Lajmit


“PD ka humbur rrugën, duhet të gjejë identitetin e saj”, Zaloshnja: I vetmi që fiton nga kjo situatë është Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook