Një fondacion nga Lindja e Mesme është gati për të blerë Interin sipas kushteve të vendosura nga Suning. Ky, sipas asaj që u raportua sot nga Tuttosport dhe Corriere dello Sport, është lajmi i madh në lidhje me të ardhmen e klubit zikaltër.
Një interes aq i avancuar sa sugjeron që një ofertë zyrtare duhet të arrijë mjaft shpejt. Siç shkruajnë dy gazetat sportive, Raine Group, banka e investimeve e cila së bashku me Goldman Sachs u ngarkua të propozonte dosjen e Interit tek investitorët e mundshëm, në fakt ka gjetur një subjekt me origjinë nga Lindja e Mesme të interesuar për të marrë pjesën më të madhe të klubit.
Steven Zhang duhet të jetë në gjendje të kënaqë kërkesat e pronës kineze. Familja Zhang ka në horizont kohor skadimin e 275 milionë huasë së marrë nga Oaktree në maj 2021. Kredi të cilën do të duhet ta shlyejnë me interes që do ta çojë shifrën në gati 400 milionë deri në të njëjtin muaj të 2024.
Ose, si alternativë, të gjejë një mënyrë për ta rifinancuar atë, me hyrjen e një ortaku në shoqëri. Ndryshe, aksionet e Interit mbeten peng tek Oaktree dhe do të sekuestroheshin nga fondi amerikan. Gjithçka sugjeron se Suning vështirë se do të jetë në gjendje të shkojë më tej dhe se nëse nuk ka mrekulli financiare, ata do të duhet të shesin aksionet e tyre.
Dosja e stadiumit të ri dhe hyrja në Kupën e Botës për Klube mund ta ndihmojnë në një farë mënyre Interin për disa të ardhura shtesë, por kurrsesi nuk mund t’i afrohen shumës 400 milionë euro, Suning e vlerëson Interin në mbi një miliardë euro.
()