“I dha lekë djalit për fara, ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin”, zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi efektivin e Shqiponjave

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit Klered Bozhanaj në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i saj, i cili akuzohet se plagosi një efektiv të Shqiponjave. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për dosjen hetimore të prokurorisë, ku jepet dhe dëshmia e gruas së autorit të dyshuar.

Sipas deklarueses, burri i saj i kishte dhënë disa lekë djalit të tyre për të blerë fara, dhe se po e priste jashtë banese dhe pas kontrolleve të ushtrua nga disa policë, burri i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë. Ajo tha mes të tjerash se në lagje kishte dëgjuar zhurma, pa dhënë detaje se për çfarë zhurmash bëhet fjalë.

Gruaja pa dhënë shumë detaje ka sqaruar se kishte nisur kërkimet në lagje bashkë me vjehrrin e saj për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari. Ajo sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi ai nuk dispononte telefon.
()

Arena e Lajmit


“I dha lekë djalit për fara, ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin”, zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi efektivin e Shqiponjave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook