Aksident në qendër të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur përballë katedrales së qytetit ndërsa raportohet se është përplasur një person me biçikletë.
Ambulanca bëri të mundur transportin e qytetarit ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sipas policisë një mjet e ka aksidentuar qytetarin por s’ka asnjë te dhënë mbi të.