TIRANË
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shprehur me një mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ish-Presidentit të Italisë Giorgio Napolitano.
Meta shprehet se Napolitano ishte përkrahës i fuqishëm i përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe protagonist i rëndësishëm në historinë politike italiane dhe europiane.
“🇦🇱🇮🇹 I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit, Giorgio Napolitano, përkrahës i fuqishëm i përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Protagonist i rëndësishëm në historinë politike italiane dhe europiane, kontributi i tij i vyer në forcimin e marrëdhënieve tona strategjike me Italinë mike do të nderohet gjithmonë me respekt!
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe popullit italian për këtë humbje të pazëvendësueshme!”, deklaron Meta.