VIDEO/ Makineri perfekte, Manchester City nuk ndalet, kampionët thyejnë Nottingham-in

6 fitore në 6 ndeshje. Manchester City është perfekt, duke marrë të gjitha pikët e mundshme deri tani në kampionat. Sot skuadra e Pep Guardiolës mposhti 2-0 Nottingham, nën prezencën e tifozëve të vet në “Etihad”.

Mbrojtja e mysafirëve u thye më shpejt se ç’pritej. Vetëm shtatë minuta zgjatën ekuilibrat, pasi Foden koordinohet në mënyrë perfekte me të majtën, ndërsa portieri Turner e pati të pamundur t’i ndërronte udhën atij topi. Haaland dyfishoi shifrat me kokë në minutën e 14-të, duke i bërë gjërat akoma edhe më të thjeshta.

“Qytetarët” nuk e nisën si duhet pjesën e dytë. Rodri, në nerva e sipër kap për fyti kundërshtarin (Morgan Gibbs-Ëhite) kryesori Taylor nuk hezitoi aspak për të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq. As në superioritet numerik, te Nottingham nuk u rifutën dot në lojë, me rezultatin që mbeti deri në fund 2-0. JS

376914881 710313204463713 8984362136379779000 N
376914881 710313204463713 8984362136379779000 N

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Makineri perfekte, Manchester City nuk ndalet, kampionët thyejnë Nottingham-in

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook