Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Ofiçinë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe vijon të digjen sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, Policia identifikoi dhe shoqëroi në Komisariat autorin e zjarrvënies.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Oficinë, Patos, ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.
U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për arrestimin e shtetasit H. L., 72 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.