Zjarri në Patos del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje

Zjarri i cili doli jashtë kontrollit pas djegies së mbeturinave në fshatin Ofiçinë të Patosit po vijon përhapjen e tij në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazetari Enea Verria bën me dije për se deri tani është shkrumbuar nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore, ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë dhe autori i zjarrvënies.

Situata vijon të mbetet kritike ndërsa në zonë ndodhen dhe disa puse nafte. Banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës, ndërkohë që është përfshirë nga flakët nenstacioni elektrik.

Sakaq, për shkak të zjarrit OSSH është detyruar të stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme sigurie.

Arena e Lajmit


Zjarri në Patos del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë nënstacionin elektrik. Zjarrfikëset, FNSH dhe policia në vendngjarje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook