TIRANE
Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Durrësit pasi në dy vende të ndryshme ndezën zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi Haki Gjoshi, 57 vjeç, banues në fshatin Eminas, Shijak, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Ndërsa policia e Kavajës u arrestoi në flagrancë shtetasi Bajram Kazazi, 59 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Helmas, Kavajë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur pemë frutore.
DEKLARATA E PLOTE
Ndezën zjarr në dy vende të ndryshme dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke dhe pemë frutore, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, sapo janë njoftuar për vatra zjarri në fshatin Gjepalaj, Shijak dhe në Kavajë, janë nisur menjëherë në drejtim të adresave të dhëna, bashkë me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak u arrestua në flagrancë shtetasi H. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Eminas, Shijak, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 59 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Helmas, Kavajë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur pemë frutore.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.