Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshmit të vërtetë që presin shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ndali turin e tij të takimeve në Zall Herr të Tiranës, ndërsa bisedoi me fermerët e zonës, ku dëgjoi prej tyre problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë. Mungesa e mbështetjes nga fondet e bujqësisë, mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse, janë shqetësimet bazë të fermerëve për të cila kreu demokrat tha se marrin zgjidhje kur ti jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.

Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin”, – shkruan Basha në postimin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshmit të vërtetë që presin shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook