Inter vijon rrugëtimin perfekt në Serie A, duke regjistruar edhe fitoren e pestë në po kaq javë të luajtura. Së fundmi, zikaltrit triumfuan edhe në transfertë 0-1 ndaj Empolit, duke kryesuar me 15 pikë të plota, për më tepër duke shënuar 14 gola dhe pësuar vetëm 1.
Vendasit e Empolit e startuan me 3 shqiptarë në formacionin titullar, ku përveç Etrit Berishës në portë, ishin edhe Ismajli në mbrojtje dhe Stiven Shpendi në sulm, me dy të fundit që u zëvendësuan në pjesën e dytë. Ndërsa në krahun tjetër Kristjan Asllani ishte në stol për zikaltrit, por që nuk u preferua nga trajneri Inzaghi.
Goli që vendosi ndeshjen u realizua nga Di Marco në minutën e 51-të me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, me portierin Berisha të dorëzuar dhe pa faj, pasi topi përfundoi në trekëndësh dhe ishte i pakapshëm.
WHAT a hit by Dimarco😍😍
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 24, 2023
Miqtë administruan shumë mirë këtë avantazh dhe morën tri pikë me shumë vlerë dhe shohin përpara, duke menduar për sfidën e radhës në shtëpi me Sassuolon. Ndërsa Empoli mbetet në fund të Serie A me zero pikë, për më tepër pa shënuan qoftë edhe një gol në pesë javë.
()