Ministri i Jashtëm Igli Hasani drejt Prishtinës, do të marrë pjesë në homazhet për efektivin e vrarë në veri të Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani është nisur për në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në homazhet për nder të Rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristë serbë gjatë sulmit në veri të Kosovës.

Sot Kosova ka shpallur ditë zie, teksa përcillet në banesën e fundit dhe efektivi i rënë në krye të detyrës.

Ministri Hasani dënoi me ashpërsi dje sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës, teksa i shprehur ngushëllimet familjes së oficerit të Policisë.

“Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, deklaroi ministri i Jashtëm.

Arena e Lajmit


Ministri i Jashtëm Igli Hasani drejt Prishtinës, do të marrë pjesë në homazhet për efektivin e vrarë në veri të Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook