Pas rinovimit të kapitenit Odegaard, Arsenali synon të vazhdojë bashkëpunimin me një tjetër protagonist absolut të skuadrës së Artetës. Oleksandr Zinchenko, mbrojtësi i majtë 26-vjeçar që mbërriti në verën e vitit 2022 ( Arsenal pagoi 35 milionë te Manchester City), tashmë i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij.
Topçinjtë janë gati të zgjasin marrëveshjen, e cila skadon në vitin 2026, duke i garantuar ukrainasit një pagë më të lartë. Në sezonin e parë në Londër, Zinchenko numëron 27 ndeshje në kampionat, ku ia doli të realizoi një gol, ndërsa dhuroi dy asiste. Më parë, ai ka luajtur për UFA dhe PSV.
(J.S/)