Pas ndeshjes në Bologna, Napoli ka rinisur stërvitjen mëngjesin e sotëm në SSCN Konami Training Center. Kampionët e Italisë po përgatiten për ndeshjen kundër Udineses të planifikuar për të mërkurën në stadiumin Maradona në kuadër të mesjavës, ku luhet takim i javës së gjashtë në Serisë A.
Këtë mëngjes, Juan Jesus iu nënshtrua testeve mjekësore në klinikën Pineta Grande, të cilat treguan për një problem të shkallës së parë të bicepsit femoral të majtë. Rrahmani ka punuar në palestër, ndërsa nuk ka munguar as terapia. Napoli renditet në vendin e shtatë me tetë pikë.
(J.S/)