Reali i ri bëhet “i frikshëm”, Alonso në stol dhe Mbappe në sulm. Në Spanjë zbulojnë projektin e Perez

Në çdo rast, Carlo Ancelotti ka dribluar pyetjet në lidhje me përfaqësuesen e Brazilit, por mediat e ndryshme e bëjnë fakt uljen e tij në stol në 2024. Në këtë vit, Ancelottit i përfundon kontrata e tij me Real Madrid, për këtë arsye presidenti Perez ka nisur prej kohësh punën për të gjetur pasuesin e teknikut italian. Në Spanjë kanë prej kohësh një emër, një kandidat favorit, bëhet fjalë për ish lojtarin, trajnerin aktual të Bayern Leverkusen, Xabi Alonso.

Ggg
Ggg

Për mesfushorin spanjoll ky do të ishte një rikthim në shtëpi pasi ka mbajtur të veshur fanellën e Real Madrid nga viti 2009-2015, pikërisht në sezonin 2013-2014, në stol ishte Ancelotti. Në Madrid, Xabi ka fituar gjithçka, përfshi këtu edhe një Champions League. Pas një eksperience te Real Sociedad B, Xabi mori drejtimin e Bayern Leverkusen, pikërisht me “aspirinat”, Xabi po befason jo pak duke rivalizuar Bayern Munich.

Xabi Perez
Xabi Perez

Xabi nuk pritet të vijë vetëm në Madrid, pasi në Spanjë janë të sigurt. Nga 2024, sezoni i ardhshëm, në Madrid do të zbarkojë edhe Kylian Mbappe, për këtë është i sigurt edhe presidentin i La Liga-s. Një tjetër objektivi i Realit është edhe anësori i Bayern Munich, Alphonso Davies.

()

Arena e Lajmit


Reali i ri bëhet “i frikshëm”, Alonso në stol dhe Mbappe në sulm. Në Spanjë zbulojnë projektin e Perez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook