Tekniku i Skënderbeut e pranon: Moment i vështirë, të shfrytëzojmë pikat e dobëta të Erzenit

Trajneri i Skëndebeut, Ivan Gvozdenovic i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit të ditës së nesërme ndaj Erzenit në “Egnatia Arena”.

“Tre humbje radhazi, jemi në një moment të vështirë. Kishim suksese prej kohësh. Futbolli ka edhe momente të vështira, por jam i sigurt se do e kalojmë.

Ke ndaluar lojtarët të japin deklarata? Unë kërkoj qetësi nga skuadra. Ata mund të komunikojnë me gazetarët i kam dhënë lojtarëve të kenë kujdes dhe të mos flasin shumë. Duam qetësi. Momenti i vështirë nuk kalohet me zor, duam kohë dhe qetësi, bashkë me punë. Këtë i kam kërkuar lojtarëve.

Euforia? Edhe jeta ka ulje-ngritje. Edhe në futboll ka ardhur momenti i vështirë. Ta kalojmë këtë moment. Duam pak kohë dhe qetësi për ta kaluar. Futbolli nuk ka vetëm sukses. Jemi gati për kritikat, jam i sigurt se do e kalojmë.

Paraqitja e skuadrës? Me Kukësin e drejtë që nuk bvëmë një lojë të mirë, nuk e kishim pasin e fundit, na munguan krosimet nga krahët. Kjo ndikoi edhe në fazën sulmuese.

Ekipi nuk di të reagojë kur është në disavantazh? Unë them kemi reaguar, por nuk kemi mundur të gjejmë golin. Kemi krujuar raste, por nuk kemi mundur të finalizojmë.

Me Erzenin ka ardh kohë për të reaguar? Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Fituam kundër Egnatias dhe humbën kundër Kukësit. Pikët janë të njëjta. Erzeni ka pika të dobëta dhe pikë të forta. Për mua ishte më e vështirë të luaja kundër Kukësit, pasi ishim të sigurtë që do fitojmë, por në futboll nuk mund ta dish kurrë se do fitosh pa u luajtur ndeshja.

Formacioni? As ndaj Kukësit as nesër nuk kemi dilema fare. Të gjithë lojtarët faleminderit prej zotit i kam gati, nuk kemi asnjë dëmtim. E kam gati formacionin për nesër” – Tha ai.

(J.S/)

 

 

 

 

 

 

 

Arena e Lajmit


Tekniku i Skënderbeut e pranon: Moment i vështirë, të shfrytëzojmë pikat e dobëta të Erzenit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook