ka siguruar foton e 60-vjeçarit, Martin Marku Bardhi paraditen e sotme në Rrëshen.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë spitalit të qytetit dhe Komisariatit të Policisë. Po ashtu nga ky antenat mbetën të plagosur tre persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Personat që mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali xhaxhait të viktimës) janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për “” se autorët kanë qenë dy dhe të maskuar.
Fotot që shihni më poshtë janë nga tavolina ku po pinin kafe viktima me tre të plagosurit.
Ngjarja
Rreth orës 10:40 të paradites së sotme Martin Marku Bardhi së bashku me tre persona të tjerë ishte në një nga lokalet e qendrës së Rrëshenit, kur dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri teksa ishin duke lëvizur me makinë.
Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.
Bardhi, i cili ka qenë edhe objektivi i atentatit ka humbur jetën, ndërsa personat e tjerë në të njëjtën tavolinë janë plagosur.
Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e dy personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.
Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës profesionistë, janë larguar nga vendngjarja me anë të një mjeti fuoristradë “Jeep”, ngjyrë të zezë, e cila është djegur në fshatin Gëziq.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës.
()