Armando Broja u rikthye nga dëmtimi dhe luajti pak minuta në fundjavë në kampionat me Chelsean. Gjithsesi, rikuperimi i plotë do kohë, sakaq trajneri i Bluve të Londrës, Pochetino ka në mendje integrimin gradual të tij në skuadër.
Në konferencën për shtyp para sfidës me Brighton në Kupë, tekniku Pochetino ishte i qartë në atë që deklaroi, duke thënë se sulmuesi kuqezi do luajë vetëm disa minuta.
“Ai nuk është i gatshëm ta nisë si titullar. Ai po e ndihmon skuadrën dhe po bën mirë, por atij i nevojitet kohë që të jetë përsëri në formë që të jetë në gjendje që të nisë një ndeshje nga fillimi. Mendoj për 20, 25, 30 minuta ai është në gjendje të ndihmojë ekipin, por nuk është ende në gjendje ta nisë nga fillimi”, – tha numri një i pankinës.
(J.S/)