Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nënkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën më Tiranë.
Basha i njohu me paketën e hartuar nga ekspertët e PD, për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.
“Pritëm sot në PD reporterët e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër.
1️⃣ LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.
2️⃣ BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin
3️⃣ VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.
4️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli
Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:
1️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.
2️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.”, shkruan Basha.
()