Në shtëpinë e Napolit nocioni qetësi nuk njihet, aq më tepër këtë sezon. Si të mos mjaftojnë zërat që flasin për një largim të mundshëm të Rudi Garcia-s, madje mediat shkruajnë se De Laurentiis po negocion me Galtier(ish trajneri i PSG), tani shpërthen edhe çështja “Osimhen”. Në sfidën e fundit, atë kundër Bologna, Osimhen nuk e priti mirë zëvendësimin, reagimi i tij ishte i dukshëm, publik, por sulmuesi nigerian bëri prapa ktheu duke kërkuar ndjesë. Pikërisht atëherë kur gjithçka dukej se ishte qetësuar, klubi i Napolit ka bërë një “autogol” duke publikuar një video tallëse në rrjetet sociale, gjatë momentin kur Napoli fitoi një 11-metërsh, të humbur më pas nga Osimhen.
Pavarësisht se video u fshi menjëherë, ishte shumë vonë, pasi video u bë virale, dhe i pari që reagoi me tone shumë të ashpra ishte agjenti i tij, Roberto Calendra: “Publikimi i këtyre pamjeve në platformën TikTok nga faqja zyrtare e Napolit është e papranueshme, do të vlerësojmë aksione ligjore”, u shpreh ndër të tjera agjenti i sulmuesit.
As Osimhen nuk ka qëndruar në heshtje, por ka fshirë të gjithë fotot dhe video me Napolin nga rrjetet sociale, madje edhe festimet e titullit kampion. Këto detaje duket se vulosin përfundimisht të ardhmen e Osimhen, larg Napolit, pasi edhe gjatë verës ishte një nga sulmuesit më të kërkuar në treg.
()