Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, në një intervistë për Matchday të klubit zikaltër i është rikthyer debutimin e tij me skuadrën e Inzaghit. “Më kujtohet shumë mirë hera ime e parë në fushë, ende shikoj videon e asaj.
Emocioni më i madh është të mendoj për atë që kam bërë gjatë viteve, duke kërkuar dhe gjetur veten në San Siro dhe si tifoz i Interit është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte.
Jam rritur me Interin, unë ende e mbaj mend finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2010, isha me babanë në një lokal dhe brohorisja shumë. Kur u zyrtarizova tek Interi ishte e pabesueshme, realizimi i ëndrrës që kur isha fëmijë” – rrëfeu Asllani.
()