Master ndërkombëtar “Restaurim, ruajtje dhe menaxhim i trashëgimisë arkitekturore”

MasteriInternational Master Degree on Restoration, Conservation and Management of Architectural Heritage” do të zhvillohet në Universitetin Katolik ZKM dhe Universitetin e Gjirokastrës dhe do të përfshijë pedagogë nga Universiteti i Firences për zhvillimin e një programi të integruar studimi, me kohëzgjatje një vjeçare (60 ECTS).

Aktivitetet e Masterit do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe / ose italiane dhe në përfundim të tij do të lëshohet një titull i përbashkët i vlefshëm në Itali dhe Shqipëri.

Qëllimi i Masterit është të formojë teknikë të specializuar në projektimin e restaurimit të ndërtesave historike, duke krijuar mundësi të reja punësimi në fushën e ndërtimit. Integrimi ndërmjet kulturës italiane dhe asaj shqiptare synon të përgatisë teknikë që punojnë në zonën e Mesdheut duke pasur të njëjtat objektiva dhe të njëjtin formim.

Plani i studimit është ndërtuar duke parashikuar një fazë fillestare me leksione në prezencë dhe një fazë me seminare në të cilën studentët dhe pedagogët trajtojnë tematikat e modulit.

Ndërthurja e lëndëve të ndryshme (Rilievimi dhe paraqitja arkitekturore, Diagnostika arkitekturore dhe strukturore, Menaxhimi i trashëgimisë kulturore, Vlerësimi i trashëgimisë historike artistike, Legjislacioni, etj.) do u garantojë të regjistruarve një panoramë të plotë të gjitha aspekteve të projektitrestaurimit. Seminaret do të jenë të llojit “praktikë / zbatuar” për aktivitetet e ndryshme të moduleve.

Moduli i fundit është i përqëndruar në menaxhimin e siteve pjesë e Listës Trashëgimisë Botërore, për formimin e city managers që do të trajtojnë jo vetëm proceset praktike të restaurimit, por edhe ato menaxheriale.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Departamentin e Arkitekturës në Firence do të lejojë “shfrytëzimin” e përvojës prej dekadash që ky Departament ka ngritur ndër vite, duke u bërë një referencë ndërkombëtare në fushën e restaurimit, në bashkëpunim me institucionet kryesore të mbrojtjes dhe me shumë studiues nga mbarë bota.

Post
Post

Master ndërkombëtar “Restaurim, ruajtje dhe menaxhim i trashëgimisë arkitekturore”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook