Milan ka marrë një fitore të çmuar 1-3 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e Serie A. Vendasit nga Sardegna ndëshkuan kuqezinjtë në minutë ne 29-të, ku pas një gafe të Adli, Luvumbo e shfrytëzoi në maksimum për të zhbllokuar llogaritë.
Ekipi i Piolit reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Okafor në minutën e 40-të, ndërsa përmbysja e madhe erdhi në shtesën e pjesës së parë, kur Tomori përfitoi pas një rrëmuje në zonë.
Në fillimin e pjesës së dytë, një goditje nga larg e Loftus Cheek ishte e pamundur për t’u ndalur nga portieri Radunovic, të cilit s’i mbeti gjë tjetër veçse të shoqërojë topin me sy. Milan renditet fill pas Interit kryesues me 15 pikë, ndërsa Cagliari mbyll klasifikimin.
(J.S/)