Megaoperacion në Elbasan e Lushnje, bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit, ndërsa mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për se këto ndalime nga policia kanë ardhur për shkak të bashkëpunimit të një të arrestuari me autoritetet. Në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste.

Sipas saj ai ka pranuar të rrëfejë gjithçka duke nxjerrë zbuluar një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe të drejtuar nga Laert Haxhiu, i cili njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

()

Arena e Lajmit


 Megaoperacion në Elbasan e Lushnje, bashkëpunëtori i policisë “fundos” grupin e vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook