Rama publikon fotoalbumin e vizitës në Itali: Plane e projekte konkrete

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale fotoalbumin e vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Itali. Rama shprehet se në kuadër të kësaj vizite u diskutuan plane dhe projekte konkrete në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore. Kreu i Ekzekutivit vë në dukje vullnetin mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Rama së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani kryesuan në Farnesina takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.

Kryeministri u mikprit edhe nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, të cilët diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fushën ekonomike ku Italia si partnere strategjike e Shqipërisë, ka një rol tejet të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përmes prezencës gjithnjë në rritje të sipërmarrjeve italiane në vendin tonë. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në shumë sektorë potenciale, si energjia, infrastruktura, bujqësia, e veçanërisht turizmi, i cili këtë vit shënoi një rekord të vërtetë rritjeje, duke u kthyer në një nga fushat më atraktive për investime.

Arena e Lajmit


Rama publikon fotoalbumin e vizitës në Itali: Plane e projekte konkrete

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook