Nga taksat e larta, te mungesa e konkurrencës, Tabaku: Gangrena e çmimeve të karburanteve vazhdon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur arsyet e çmimeve të larta të karburanteve. Ajo u shpreh se taksat janë arsyeja kryesore, ndërsa shtoi se faktor gjithashtu është mungesa e konkurrencës.

“Çfarë të keqe ka nga konkurrenca? Liria e tregut? Çfarë të keqe ka nga ndryshimi sistemit?”, shprehet Tabaku, duke shtuar se në fund të ditës humb qytetari.

“Gangrena e çmimeve të karburanteve vazhdon 3 shembujt e ditës së sotme

– RMV 1.35 cent/litër

–Sllovenia 1.65 cent/litër

–Shqipëria, sigurisht më e larta 1.93 cent/litër

Taksat janë arsyeja kryesore. 60% e çmimit sot janë taksa. Por nga ana tjetër ne nuk kemi konkurrencë. Sot kemi monopol I cili në të gjitha hallkat e transportit, shitjes, tregtimit përcaktohet nga pak kompani

Çfarë të keqe ka nga konkurrenca? Liria e tregut? Çfarë të keqe ka nga ndryshimi sistemit? Për të hapur sa më shumë operatorë? Pse duhet patjetër të kemi ato pak kompani që përcaktojnë çdo gjë edhe që detyrojnë dhe më të vegjlit të vijnë pas?
Kush humb në fund të ditës?
Qytetari sigurisht”, shkruan Tabaku.

Arena e Lajmit


Nga taksat e larta, te mungesa e konkurrencës, Tabaku: Gangrena e çmimeve të karburanteve vazhdon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook