Carabao Cup duket një turne i tepër për disa nga ekipet e mëdha angleze, një prej tyre është edhe Man.City, pasi “qytetarët” “lajnë duart” që në turin e tretë. Pep Guardiola hodhi në fushë ekipin e dytë përballë Newcastle, përfundimi ishte i hidhur, mbase edhe i pritshëm, pasi “qymyrxhinjtë” i shkaktuan një humbje 1-0 duke i dërguar në shtëpi. Pas një pjesë të parë të përfunduar me rrjeta të paprekura, Isak realizoi golin e fitores në minutën e 53-të. Guardiola nuk preferoi të aktivizonte titullarët e përhershëm, bënë shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e këtij takimi:
“Mund të aktivizoja Haaland në 10-15 minutat e fundit, por nuk e bëmë diçka të tillë. Që kur unë jam këtu kemi vendosur ta luajmë këtë turne në këtë mënyrë. Nuk mund të harxhojmë energji kaq shpejt në këtë kompeticion pasi për fat të keq kemi dhe shumë mungesa”, u shpreh Guardiola.
Kalon më tej ekipi i Chelsea, me blutë që thyen Brighton me rezultatin minimal 1-0, vendosi një gol i Nicolas Jackson në minutën e 51-të. Trajneri Pochettino i rezervojë disa minuta në fund edhe Armando Brojës. Kalon më tej Arsenal, me “topçinjtë” që mposhtën Brentford me rezultatin minimal 1-0, vendosi goli i Nelson në minutën e 8-të.
Një sfidë shumë e bukur rezultoi ajo ndërmjet Liverpool dhe Leicester. Kalojnë më tej të kuqtë e Jurgen Klopp pas suksesit me përmbysje 3-1.
()