FLASH MERKATO/ Osimhen trazon merkaton. Chiesa-Juve prova rinovimi. Jo vetëm Xabi, Perez ka dhe një plan B post Ancelotti

Vicktor Osimhen u rikthye me gol, por dukshëm situata nuk është e qetë, kjo u reflektua edhe te festa e zbehtë e sulmuesit nigerian. Në Itali vijojnë të insistojnë, Osimhen do të largohet në ofertën e parë serioze që do t’i vijë, madje që në janar. Nga pranë po ndjekin situatën e sulmuesit nigerian Chelsea dhe klube nga Arabia Saudite, shkruan La Gazzetta dello Sport, por Osimhen mund të jetë një opsion edhe për Real Madrid nëse për një arsye apo për një tjetër dështon pista Mbappe.

Osimhen Chelsea
Osimhen Chelsea

Një tjetër çështje e hapur në Serie A është edhe Federico Chiesa. Në shtëpinë e Juventuesit kërkojnë të blindojnë se më parë sulmuesin “azzurr”, për këtë arsye kërkojnë të takojnë agjentin e tij brenda tetorit, për ti ofruar kontratën e re, aktualja përfundon në 2025. Ideja e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” është të shtyjnë kontratën me të paktën edhe një tjetër vit, deri në 2026.

Xabi Perez
Xabi Perez

Jo vetëm Xabi Alonso, në Spanjë shkruajnë se opsion për stolin e Real Madrid është edhe De Zebri, trajneri i Brighton. Tekniku italian po bën mrekullinë në Premier League, nëse dështon pista Xabi, presidenti Perez do të përpiqet të josh De Zebrin pasi është e sigurt që në perëndim të këtij sezoni, Carlo Ancelotti do të largohet nga Madridi.

Tuchel
Tuchel

Suksesi në Kupë erdhi me shumë kosto për ekipin e Bayern Munich. Sipas Bild: Serge Gnabry pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës të paktën deri në fillim të muajit nëntor. Sulmuesi theu dorën ndërsa iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

()

Arena e Lajmit


FLASH MERKATO/ Osimhen trazon merkaton. Chiesa-Juve prova rinovimi. Jo vetëm Xabi, Perez ka dhe një plan B post Ancelotti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook