Bejzade pas ndeshjes: Te Laçi fajin e kanë të gjithë, Dinamo ia doli me meritë

Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade analizoi humbjen 1-0 ndaj Dinamo Cityt.

“Sot ishin një lojtar më shumë dhe nuk arritëm të barazonim lojën. Kur je një lojtar më shumë dhe nuk shënon dot 1 gol, tregon që Dinamo e meritoi fitoren. Ato ishin më agresivë pjesën e parë dhe po fitonin çdo dyluftim.

“Kemi futur në lojë lojtarët që mund të përballojnë Superligën. Nuk është se kemi shumë lojtarë në dispozicion, por ato që kemi, janë futur të gjithë në lojë.

“Edhe në ndeshjen me Egnatian ne shkonim deri në 16-metërsh, por nuk godisnim dot portën. Shpresoj që në ndeshjet në vazhdim çunat të japin më të mirën dhe të arrijnë të shënojnë gol.

“Ne kemi lojtarë që kanë peshë, siç është Ujka i cili është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Kur ai nuk është në ditë të mirë çalon dhe ekipi. Sobowale është një lojtar i mirë, por kishte probleme fizike. S’dua të përmend emra pasi kur e kemi fajin e kemi të gjithë si ekip, nuk janë dy apo dy emra. Kemi dhe 9 pikë në lojë për fazën e parë” – tha ai.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit


Bejzade pas ndeshjes: Te Laçi fajin e kanë të gjithë, Dinamo ia doli me meritë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook