Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Bilisht. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Burimet policore bëjnë me dije se bombola e gazit ka shpërthyer në banesën e shtetasit me iniciale M.B.
Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.
()