Erik ten Hag është kthyer në një figurë shumë kontroverse në shtëpinë e Man.United. Tekniku holandez ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për disa vendime të forta që ka marrë në krye të “djajve të kuq”. Ten Hag i shpalli luftë C.Ronaldo-s dhe doli fitues, me yllin portugez që u largua nga “Old Trafford”. Situata të ngjashme e kanë shoqëruar shpesh gjatë aventurës së tij, e fundit është çështja “Sancho”, teksa e ka dërguar sulmuesin tek ekipi i të rinjve.
Pavarësisht këtyre ngjarjeve, sigurisht rezultateve jo brilante, drejtuesit e Man.United kanë shumë besim te Ten Hag, madje janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re, aktualja përfundon në 2025.
()