Gruaja e fundit e Fenomenit Ronaldo, kush është braziliania Celina Locks?

Braziliani Ronaldo u martua para pak ditësh për herë të katërt në një ceremoni ndryshe nga të tjerat, me pak të ftuar dhe të thjeshtë. Fenomeni lidhi kurorën me Celina Locks. Po kush është bashkëshortja e fundit e Ronaldos?

Locks është 33 vjeç, 14 vite më e vogël se Fenomeni, modele dhe sipërmarrëse braziliane, që ka pozuar për revista të shumta të modës dhe ka ecur në pasarela ndërkombëtare si dhe ka fituar titullin Supermodele e Botës në vitin 2007. Ajo themeloi një markë që mban emrin e saj dhe operon në sektorin e bukurisë.

Ronaldo u njoh me Locks 7 vite më parë dhe në janarin e këtij viti ish-futbollisti me famë botërore i kërkoi të martohej me të, kurorëzim që erdhi tani në fund të shtatorit. Ronaldo ka dy djem me martesat e mëparshme, Ronald dhe Alexander, ndërsa Locks ende nuk është bërë nënë.

E pyetur pak kohë më parë nëse planifikonte të kishte një fëmijë me Ronaldon, modelja braziliane pohoi se gjithçka do vijë natyrshëm. Tani çifti po kalon muajin e mjaltit, me Locks që është shfaqur shumë e lumtur.

()

Arena e Lajmit


Gruaja e fundit e Fenomenit Ronaldo, kush është braziliania Celina Locks?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook