Kujdesi që Duhet të Tregoni Kur Bëni Testin e Diabetit

Një nga testet e gjakut më të përdorshëm për diabetikët A1C ndonjëherë është i pa saktë në zbulimin e sëmundjes.

Një kërkim i fundit tregoi se matjet e reja të diabetit mund të mos jenë të sakta.

Testet të cilat përdoren zakonisht në shtëpi për të zbuluar nivelin e diabetit nuk arrijnë të kapin çdo të dhënë të sheqerit në gjak.

Mjekët shprehen se një mënyrë me e sigurt e zbulimit të nivelit të sheqerit në gjak është testi i matjes orale të glukozës.

Ndyshimi mes dy testeve është se i pari A1C është më i ri dhe më i thjeshtë.

A1C është prezantuar në 2010 si një metodë për t’u bërë direkt nga shtëpia.

Ky test do t’i lejonte pacientëve të masnin nivelin e glukozës në gjak vetëm dy orë pasi kishin ngrënë.

Testi i vjetër ai i matjes orale të glukozës në trup kërkon kujdes mjekësor dhe analiza më të hollësishme.

Për të bërë këtë test pacienti duhet të qëndrojë 8-10 orë pa ngrënë para analizave.

Disa mjekë thonë se testi i bërë vetë në shtëpi ai i matjes së zakonshme të diabetit nuk është shumë i besueshëm.

Për një diagnozë më të saktë mjekët rekomandojnë analizat e specializuara në spital.

Megjithëse të tjerë e kundërshtojnë këtë pasi thonë se bëhet fjalë për dy teste që japin dy informacione të ndryshme.

Krahasimi i dy testeve

Në studimin Institutit Nacional për Diabetin dhe Sëmundjet e Veshkave në Amerikë, morën pjesë rreth 9000 persona.

Ekspertët mblodhën të dhëna tek persona mbi moshën 20 vjeç të cilët vuanin nga diabeti.

Pacientët përdorën të dy teset dhe në 73% të rasteve testi A1C nuk tregoi të gjithë nivelet e sheqerit në gjak.

Ndërsa testi oral i glukozës tregoi rezultate më të sakta në të gjitha rastet.

Ekspertët nuk kanë një përgjigje të saktë se përse këto dy teste japin rezulatate të ndryshme.

Rekomandohet që pacientët të kryejnë sa më shumë analiza të specializuara tek mjeku krahas testeve individuale me A1C.

Ky studim u publikua në takimin vjetor të Endocrine Society 2019 në Nju Orlins.

Gjithsesi mjekët nuk hedhin poshtë as idenë e testimit me studime të tjera rreth kësaj çështje.

Ushqimet që Duhet të Konsumoni nëse Vuani nga Diabeti

Boronicat, Agrumet dhe Bishtajoret

Ngrënia e këtyre kokrrave të vogla është e rëndësishme sepse përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Kjo do të thotë që qelizat janë më mikpritëse ndaj insulinës së trupit.

Lëndët anti-inflamatore tek boronicat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare që shfaqen tek pacientët që vuajnë nga diabeti.

Portokallet, qitrot, mandarinat kanë një efekt afatgjatë në nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Agrumet përmbajnë lëndë anti-inflamatore dhe fibra.

Ekspertët thonë se ngrënia e frutave të plotë dhe jo lëngu i tyre ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Çokollata e zezë dhe ushqimet me bazë bimore

Konsumi i sasive të vogla të çokollatës së zezë të një cilësie superior ul nivelet e insulinës dhe tensionit të gjakut.

Konsumi i çokollatës së zezë me nivel të ulët sheqeri është më i shëndetshëm se karbohidratet e tjera dhe për më tepër ajo lumturon shqisat tuaja dhe nuk ndikon në nivelet e glukozës.

Vegjetarianët janë më pak të rrezikuar nga diabeti i tipit 2.

Vaji i ullirit dhe barishtet

Zëvendësimi i yndyrnave trans dhe atyre të ngopura me variante më të shëndetshme e të pangopura është i rekomandueshëm për çdo njeri.

Konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër jo vetëm ul rrezikun e diabetit por përmirëson përdorimin e glukozës nga qelizat.

Vaji i ullirit duhet të jetë pjesë e pandashme e regjimit tuaj ushqimor. Së bashku me arrorët, farat, avokadon dhe peshqit e detit.

Barishtet dhe perimet e gjelbra ulin nivelet e Hemoglobinës A1C dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Arrorët, gjalpi i kikirikut dhe kanella

Nëse konsumoni 5 racione me arrorë në javë ose një lugë gjelle me gjalpë kikiriku në javë do të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe konsumojnë më shumë arrorë kanë një nivel më të mirë të sheqernave në gjak.

Konsumoni më shumë bajame, arra ose gjalpë kikiriku por si gjithnjë tregoni kujdes me racionet dhe kripën.

Kjo erëz e ëmbël ndihmon në uljen e nivelit të sheqernave në gjak./AgroWeb.org

Kujdesi që Duhet të Tregoni Kur Bëni Testin e Diabetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook