Fondacioni Mane pajis me laboratorë të ri TIK gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korçë

Laboratori më modern i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u përurua në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korcë. Një kontribut i Fondacionit Mane për një proces mësimor bashkëkohor, laboratori i ri siguron njohjen e të rinjve me teknologjinë dhe përfshirjen e saj  në projektet shkollore.

Drejtoresha e gjimanzit, Keti Qirinxhi, bashkë me themeluesin e Fondacionit Mane, Samir Mane, ishin të parët që u prezantuan një grupi nxënësish mundësitë që u krijohen tashmë. Samir Mane shpjegoi se ky është gjimnazi që ai vetë ka ndjekur dhe se dëshironte që edhe nxënësit e sotëm të guxojnë e të ndjekin shembullin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Do t’ju këshilloja të studioni dhe njëkohësisht të hidhni vështrimin tek e ardhmja. Teknologjia, turizmi dhe sektori i shërbimeve po marrin gjithmonë e më tepër rëndësi dhe ju keni mundësinë që, me këtë laborator, ta përfshini teknologjinë në projektet tuaja,” shtoi Samir Mane.

“E kam nisur me një ëndërr dhe sot kam arritur më tepër se ç’mund të ëndërroja. Kolegët e Grupit BALFIN janë gati t’ju ndihmojnë që edhe ju të provoni ëndrrën tuaj.”

Drejtoresha Keti Qirinxhi vlerësoi mbështetjen e Fondacionit Mane për gjimnazin. Ajo tha se teknologjia e informacionit dhe komunikimit bëhet tani e prekshme për të rinjtë dhe shembulli i nxënësit të dikurshëm që tashmë kryeson një grup ndërkombëtar biznesi është frymëzimi më i mirë për ata.

Fondacioni Mane e konsideron edukimin si mënyrën më të mirë për të përgatitur qytetarët e nesërm dhe mbështet institucionet arsimore për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për t’u ofruar të rinjve mundësinë e zhvillimit akademik dhe profesional.

Arena e Lajmit


Fondacioni Mane pajis me laboratorë të ri TIK gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korçë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook