Flakët në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit, vijojnë të përhapen me shpejtësi të favorizuara dhe nga era e fortë, duke hyrë kështu në ditën e pestë.
Gazetari Enea Verria raporton për se në ndihmë të forcave operacionale tashmë ka mbërritur një buldozer (makinë tërheqjeje) , i cili do të mundësojë hapjen e rrugëve për të parcelizuar masivin në mënyrë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të forcave të armatosura të jetë më e lehtë.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 500 ha pyll me pisha.
()