Konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat intensive, para nisjes së spektaklit të kërcimit.
Fifi, e ftuar sot në “Më lër të flas” tregoi si po shkojnë përgatitjet. Artistja u shpreh se ndihet mirë me partnerin e saj në kërcim, Graciano Taganin dhe është ambicioze për këtë rrugëtim.
Megjithatë, inicidentet nuk kanë munguar në palestrën e “DWTS”. Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj transmetuan disa pamje ekskluzive, kur Fifi dhe Gracioni rrëzohen teksa mësojnë hapat e kërcimit.
“U këputa në mes. Bëra pak sikur nuk dija. Tani jemi më mirë më hapat”, tha me humor Fifi.