“Tetori Rozë”/ Zonja e Parë e Shqipërisë Armanda Begaj: Moment për reflektim! Bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!

Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj, i bashkohet “Tetorit Rozë” , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor.

Në një mesazh të posaçëm, Zonja Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.

“Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit”.

Zonja e Parë e Shqipërisë inkurajon gjithkënd të ndajë informacionet, eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e sfidës së vështirë.

“Eksperiencat janë unike për këdo, por të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t’u informuar, kuraja për t’u diagnostikuar, forca për ta pranuar vetë e ndarë me të tjerë, optimizmi për ta kuruar kancerin e gjirit, por mbi të gjitha energjia për t’u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie që sjellin gëzim e kënaqësi, që rrisin cilësinë e jetës”.

Ajo gjithashtu nxit shoqërinë të angazhohet për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjes dhe kapërcimin e kësaj sprove.

“Me gjithë vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike me të cilat duhet të përballen, nënat, bashkëshortet, motrat, bijat e miket, të gjithë ne, familja e miqtë, të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin dhe madje edhe zemërimin pas dignostikimit me kancerin e gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re”.

Zonja Begaj e mbyll mesazhin e saj me apelin: Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!
Përgjatë “Tetorit Rozë”, Zonja e Parë e Shqipërisë, do të angazhohet në disa nisma ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat. Për të dytin vit ajo është pjesë e fushatës së sensibilizimit, për kontrollin mjekësor të gjirit.

Arena e Lajmit


“Tetori Rozë”/ Zonja e Parë e Shqipërisë Armanda Begaj: Moment për reflektim! Bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook