I akuzuar për 9 vjedhje me armë, arrestohet në Selanik 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik për të paktën 9 vjedhje me armë. Operacioni për kapjen e tij është realizuar në zonën e Sikeon.

Prej muajit mars ai ka kryer 9 grabitje në disa bar kafe në Sikeon, Neapoli dhe Agio Pavlo si dhe në një pikë lojërash fati në Agio Pavlo.

Goditja e fundit e tij ishte në 12 shtator në një bar kafe market në rrugën “Foka” në Sikeon, ku me fytyrë të mbuluar dhe një thikë vodhi 100o euro dhe paketa cigaresh.

Arena e Lajmit


I akuzuar për 9 vjedhje me armë, arrestohet në Selanik 30-vjeçari shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook