Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për të shuar zjarrin në Fier, reagon Balla: Faleminderit që iu përgjigj kërkesës sonë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka falënderuar Greqinë, e cila iu përgjigj kërkesës së autoriteteve shqiptare për t’i ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrin në Pishë Poro dhe Darëzez në Fier.

“Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier”, shkruan Balla në Facebook.

Lajmin e dha më herët ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se Greqia ka dërguar një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit.

Arena e Lajmit


Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për të shuar zjarrin në Fier, reagon Balla: Faleminderit që iu përgjigj kërkesës sonë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook