Trajneri i Teutës i lumtur: Objektivat i kemi të qarta, dhamë maksimumin në fushë

Trajneri i Teutës, Edi Martini u shfaq i lumtur për mediat, pas fitores 1-0 ndaj Egnatias.

“Jam i kënaqur për dy gjëra. E para që dhamë maksimumin dhe e dyta për rezultatin. Kemi shumë gjëra për të rregulluar gjithsesi.

“Unë kam një problem…Gjata ka ardhur vonë dhe nuk kemi kohë që ta bëjmë gati. Normalisht e vuajmë pjesën e sulmit, por thashë kur këto janë për momentin mundësitë tona. Gjendja fizike e lojtarëve e ardhur me vonesë nuk është optimale. Por kur fitojmë 1-0 është e rëndësishme.

-Si duket skuadra? Nuk e ke bërë ti por e ke gjetur?

“Unë jam i kënaqur me djemt që kam. Kemi vende për të përmirësuar dhe rregulluar. Përsa i përket Dwamenas isha që në fillim i bindur. Nëse arrijnë të bëhët ‘zot’ të topit dhe të arrijnë të bëjnë presing është ok. Megjithatë Egnatia ka një super ekip, Dwamena është vetëm një, por gjithësej janë 4 apo 5”, shtoj Martini.

-A je i kënaqur sot?

“Sigurisht jam mëse i kënaqur, pasi kemi marrë 3 pikë. Besimi që unë bashkë me këta djem e kemi pasur çdo vit. Edhe ata që kanë ardhur të rinj e kanë kuptuar. Final Four është bërë shumë i rëndësishëm, por unë synoj edhe kupën e Shqipërisë. Ambiciet janë katërshja, por edhe Kupën nuk e lëmë pas dore pasi është një mundësi për të na dërguar në Europë”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Trajneri i Teutës i lumtur: Objektivat i kemi të qarta, dhamë maksimumin në fushë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook