Sytë nga Champions, Napoli-Real Madrid dhe Inter-Benfica, mësohen arbitrat e ndeshjeve

Gjyqtari francez Clement Turpin do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e Champions League mes Napolit dhe Real Madridit, ndërsa holandezi Danny Makkelie do të vendosë drejtësi në takimin Inter-Benfica.

Sfidat në fjalë do të mbahen të martën dhe UEFA ka caktuar ekipet e arbitrave për këto takime, që janë të vlefshme për xhiron e dytë të grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Vëmendja është e fokusuar në “Diego Armando Maradona”, ku Real Madridi i Carlo Ancelottit viziton kampionët në fuqi të Italisë, Napolin. Arbitri francez Turpin ka një punë mjaft të vështirë përpara, teksa do ketë ndihmën e  asistentëve Nicolas Danos, Alexis Auger dhe gjyqtares së katërt Stephanie Frappart. Në VAR do jenë  Jerome Brisard dhe Benoit Millot.

Në këto kushte, trajneri i Napolit, Rudi Garcia do të mund të komunikojë lehtësisht me arbitrat, pasi është francez. Real Madrid ka kujtime të bukura nga Turpin, pasi ai gjykoi në finalen e Champions League 2021-22, kur mposhtën Liverpoolin 1-0.

Gjyqtarit holandez  Makkelie i është besuar takimi mes Interit dhe Benfikës në San Siro të martën në mbrëmje.Hessel Steegstra dhe Jan de Vries janë asistentët, me Allard Lindhout si gjyqtari i katërt. Në VAR është Rob Dieperink me Nejc Kajtazovic nga Sllovenia si ndihmës.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Sytë nga Champions, Napoli-Real Madrid dhe Inter-Benfica, mësohen arbitrat e ndeshjeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook