Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga ceremonia e zhvilluar pranë “Qytet Studenti”, në ditën e parë të vitit të ri akademik, deklaroi se themelet për zhvillimin e arsimit të lartë janë hedhur që nga momenti kur u vendos për autonominë e tyre. Manastirliu tha se sot ndihet nevoja për transformimin e ofertës universitare, dhe duhet të profilizohen sipas nevojë së tregut.
Në fjalën e saj, ministrja theksoi se transformimi duhet të ecë krahas zhvillimeve demografike, ekonomike dhe sociale që studentët të adaptohen me profesionet që kërkohen.
“Universitetet tona kanë bërë hapa përpara. Jemi sot në një moment të rëndësishëm, ku nëse do të bënim një bilanc të punëve të bëra mund të themi se kemi bërë hapa vërtetë të rëndësishëm dhe se themelet janë vendosur që në momentin kur ligji për arsimin e lartë vendosi për autonominë e universiteteve.
Sot ndihet nevoja për transformimi të atyre angazhimeve dhe transformimit të ofertës universitare që duhet të jetë sa më e prekshme dhe të vlejë në raport me të gjitha zhvillimet demografike të teknologjisë, zhvillimeve sociale ekonomike dhe se si drejtohet universiteti drejt këtyre zhvillimeve në mënyrë që profesionistët të jenë sa më të adaptuar, të përshtatur me profesionet që kërkon tregu.”, -tha ministrja.
()