Michela Persico ka magjepsur ndjekësit me foton më të fundit të publikuar në profilin e saj në Instagram. Gruaja e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, ka tronditur fansat me fizikun e saj që të lë pa frymë.
Prezantuesja dhe influencuesja në fakt është shfaqur në rrjetet sociale direkt nga stadiumi për Atalanta-Juventus. Në formë të lakmueshme si gjithmonë, Michela Persico di të tërheqë vëmendjen. “Në transfertën e Bergamos”- shkruan ajo në foton e postuar ku në sfond ishte stadiumi, por shumica e ndjekësve kanë komentuar linjat e saj pefekte, duke marrë komplimente të shumta.
Ndonëse në moshën 32 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, Michela Persico nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm, duke ruajtur formën fizike perfektë dhe qëndruar kështu në qendër të vëmendjes sa herë ajo luan një rol të ri në film apo qoftë edhe kur poston një foto.
()