Sulmi terrorist në Veri, Rama nga Zagrebi: E papranueshme që ushtria serbe të përdoret për shfaqje të tilla

Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet terroriste në veri të Kosovës, ndërsa ishte në një konferencë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Rama u shpreh se vrasja e efektivit Afrim Bunjaku dhe nderimi i agresorëve serb nga Vuçiç, janë të dënueshme në të gjitha nivelet.

Po ashtu ai tha se është pozitive reduktimi i forcave të ushtrisë serbe nga kufiri i Kosovës, por shtoi se është e papranueshme që ushtria e një vendi që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve.

“Ne shprehëm pamundësinë për të mos u linjëzuar me deklaratën, por me faktin se e nxjerrë në atë moment kur duhet të dëgjohej një qëndrim i prerë ndaj Serbisë, deklarata nuk mund të mbështetj prej nesh. Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet”, tha Rama.

“Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie, është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla”, shtoi Rama.

Ndërsa kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se sulmi ishte i planifikuar duke e konsideruar një incident serioz.

“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e policit të Kosovës nga grupe të armatosura, ishte i planifikuar sulmi, Konsiderojmë që është incident serioz, ka forca që duan të destabilizojnë situatën mes Kosovës dhe Serbisë, Reagimi i ndërkombëtarëve duhet të jenë të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Nga ana tjetër duhet të eskalohet gjendja”, u shpreh ai.

 

 

Arena e Lajmit


Sulmi terrorist në Veri, Rama nga Zagrebi: E papranueshme që ushtria serbe të përdoret për shfaqje të tilla

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook