Mbrojtësi i Manchester United, Raphaël Varane, në intervistën e dhënë para ndeshjes së Champions League ndaj Galatasaray u shpreh se ekipi i “Djajve të Kuq” ka mundësinë për të fituar trofeun.
“Champions League është një kompeticion në të cilin detajet bëjnë diferencën. Ne mund të përmirësohemi, veçanërisht para portës. Duhet të krijojmë shumë për të shënuar, ky është realiteti i klubeve më të mira evropiane”.
Më pas ai vazhdoi: “A mund ta fitojë Manchester United kompeticionin? Po, mendoj se po, skuadra ka cilësinë për të arritur deri në fund. Champions është një kompeticion i vështirë, duhet të kemi parasysh çdo detaj, por kemi një skuadër me cilësi dhe mentalitet. Ne duhet të përmirësohemi, nuk është fillimi i sezonit që do ta prisnim, por ne mund të konkurrojmë me skuadrat më të mira në botë” – tha ai.
(J.S/)