Deputeti i PD Helidon Bushati ka shpërthyer ashpër ndaj protestuesve të “Lëvizja Bashkë”, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit sot me thirrje ndaj deputetëve dhe kërkesën për miratimin e ligjit për minimumin jetik.
Teksa Bushati është drejtuar për në Kuvend, protestuesit i janë drejtuar me thirrjen ‘hajdut’. pas kësaj fraze ai është kthyer dhe i ka pyetur: Unë hajdut.
në këtë moment ka nisur dhe debati mes tyre, ku Bushati u ka kërkuar që të mos përgjithësojnë me akuzat.
“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet t’u thotë ai protestuesve.