Sassuolo vijon të mbetet një skuadër me ulje-ngritje. Pas fitoreve të mëdha ndaj Juventusit dhe ndaj Interit, skuadra e Dionisit u mund 0-1 në “Reggio Emilia” ndaj Monzas.
Një pjesë lojë për Nedim Bajramin, me mesfushorin shqiptar të vendasve që nuk ia doli dot të lërë gjurmë. Takimi u vendos nga një gol i Colombos, pas një pasimi të Caldirolas. Pas një depërtimi të bukur në zonë, Colombo gjuan saktë, duke dërguar topin pas shpinës së Consiglit.
Nedim Bajrami me shokë (Sassuolo) renditen në vendin e 11-të, ku pas 7 ndeshjesh kanë grumbulluar 9 pikë. Po aq pikë ka edhe Monza, që renditet një pozicion më poshtë.
Në ndeshjen tjetër të Serie A, barazim 0-0 në Torino mes Torinos dhe Veronës. Një pikë që kënaq të dyja skuadrat, në këtë fillim sezoni.
(J.S/)