Numri një i stolit të Dinamos: Rezultat i drejtë, duhet stabilizuar disa gjëra

Tekniku i Dinamo Cityt, Di Biagio dha mendimin e tij për mediat pas barazimit 1-1 me Vllazninë.

“Fola javën e kaluar për arbitrat dhe nuk mund të flasim për javë. Ndoshta mund të flas pas 2 muajsh për këtë.

Jam i kënaqur me atë që treguan çunat në fushën e lojës. Kemi humbur ne dy pikë. Momentin e penalltisë nuk e diskutoj. Kishim raste dhe humbëm 2 pikë. Duhet të stabilizojmë diçka.

Është fusha ajo që tregon gjithçka. Vllaznia luan futboll të bukur, por edhe me 10 lojtarë tentuam golin. Është fusha ajo që flet dhe rastet, jo vetëm në këtë ndeshje por edhe në ndeshjet e tjera.

I thashë skuadrës që duhet të jenë të qetë, sepse luajtëm mirë. Ishte e vështirë që t’i jepnim ritëm, pasi kishte shumë lojtarë që shtriheshin në tokë. Jam krenar që ekipi bëri gjithçka dhe atë që i kërkova unë. Për ato që u dhanë në fushë, barazimi ishte rezultat i drejtë” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Numri një i stolit të Dinamos: Rezultat i drejtë, duhet stabilizuar disa gjëra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook