Rrëfimi i Xhakës: Nuk shkova në Gjermani për gruan, jam te Leverkusen për një eksperiencë të re

Granit Xhaka zgjodhi të ndërronte mjedis, pas shumë vitesh te Arsenal. Mesfushori me origjinë shqiptare iu bashkua Leverkusen dhe eksperienca në tokën gjermane duket se ka nisur mirë. Xhaka në një intervistë për mediat gjermane, bëri një rrëfim mjaft interesant.

“Erdha te Bayer Leverkusen sepse isha në kërkim të një sfide të re. Ndjeva se pas 7 vitesh koha ime në Arsenal kishte mbaruar. Erdha këtu si një futbollist dhe një person me përvojë, të tjerët shohin se unë mund t’u jap atyre diçka nga ajo që kam mësuar, është pjesë e rolit tim këtu.

“Ka pasur nga ata që shkruanin se po kthehesha në Gjermani për gruan time, por kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur që jetonte në Londër, por vendimi u mor vetëm nga ana e profesionale. Ishte një kalim i lehtë, pasi firmosa me një nga klubet më të mira në Gjermani. Te Bayer Leverkusen ne punojmë të qetë, nuk ka kaosin që përjetohet në klubet e tjera. Te Arsenal presioni është tjetër” – Tha ai.

(J.S/)

 

 

 

Arena e Lajmit


Rrëfimi i Xhakës: Nuk shkova në Gjermani për gruan, jam te Leverkusen për një eksperiencë të re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook